Përfundon takimi Kurti-Mustafa, LDK-ja s’e pranon ofertën e VV-së

Prishtinë | 09 Jan 2020 | 17:36 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ka përfunduar takimi i radhës ndërmjet Albin Kurtit dhe Isa Mustafës, raporton Ekonomia Online.

Për mediat nuk ka dalur të prononcohet askush nga zyrtarët e këtyre dy partive.

Por merret vesh se LDK-ja nuk ka pranuar që ministritë të ndahen 6 me 4 pasi që, tashmë kërkon 7 ministri.

Vetëvendosje ka ofruar vetëm Ministrinë e Punëve të Jashtme, ndërsa LDK ka kërkuar edhe Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.

Ky takim ka filluar në orën 15:30.

Nuk dihet nëse dy kryetarët e partive do të takohen gjatë ditës së nesërme, apo kanë caktuar diçka konkrete.

Para takimit, lideri i VV-së, Albin Kurti tha se shpreson për marrëveshje, mirëpo se kjo varet edhe nga Lidhja Demorkatike e Kosovës.

Sipas tij, ka lëvizje në pozicionet dhe përafrimet  e qëndrimeve, mirëpo s’ka marrëveshje.

Të ngjashme