Përfundon takimi mes Kurtit dhe Lajçakut

Prishtinë | 06 Shk 2023 | 14:42 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ka përfunduar dreka e punës mes kryeministrit Albin Kurti dhe emisarit të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, raporton EO.

Drekës iu bashkua edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ndërsa më herët Kurti ka zhvilluar një takim me ambasadorët e shumicës së shteteve prezente në Kosovë.

“Ajo se çka do të diskutohet, do t’ju tregojmë në fund të takimit”, tha Kurti, pas ngjarjes së lansimit të Programit të Punësimit të të Rinjve, gjatë ditës së sotme, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

EO raporton se Lajçak ende është brenda në takim me ambasadorin Hovenier. Veturat janë në pritje të tij.

Të ngjashme