Përfundon tryeza e VV-së pa zgjidhje për zgjedhje

Prishtinë | 25 Maj 2018 | 13:24 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ka përfunduar tryeza e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje, në të cilën u diskutua për zgjedhjet e parakohshme, mirëpo partitë politike nuk u dakorduan për dërgimin e vendit në zgjedhje.

Partitë politike kundërshtuan deklaratën e LVV-së të shpërndarë në tryezën, në të cilën po diskutohet për shkuarjen në zgjedhje të parakohshme, raporton Ekonomia Online.

PDK-ja kundërshtoi këtë deklaratë duke thënë se nuk janë konkluzionet e arritura nga kjo tryezë.

Edhe LDK-ja që përkrahë këtë temë është treguar kundër kësaj deklarate.

Edhe deputeti nga Alternativa, Ilir Deda, ka thënë se VV-ja po imponon përfundimet e tryezës.

Në fund Kurti ka thënë se pret nga të gjitha partitë sygjerimet për këtë tryezë.

Të ngjashme