Për rreth 270 000 nxënës të shkollave të mesme dhe fillore, prej të cilëve 20 000 filloristë, sot është dita e fundit shkollore dhe fillimi i pushimit të verës.
Semimaturantët këtë muaj do të regjistrohen në vitin e parë në shkolla të mesme për vitin shkollor 2018/2019. Më 18 dhe 19 qershor është paraqitja e parë në shkollat e mesme publike, ndërsa paraqitja e dytë në afatin e korrikut është më 28 qershor. Në afatin e gushtit paraqitja është më 23 gusht.
Maturantët, ndërkaq, nesër (9 qershor) do ta kenë testin për gjuhën amtare (maqedonisht, shqip, turqisht) dhe literaturë, që është një ndër tre provimet eksterne dhe të obligueshme në maturën shtetërore.
Provimi i parë ekstern (gjuhë të huaj – anglisht, frëngjisht, rusisht apo gjermanisht) e japin të shtunën.
Më 11 qershor është testimi për lëndën e tretë eksterne (kimi, fizikë, biologji, histori, filozofi, estetikë apo biznes), ndërsa më 13 qershor do ta japin provimin kandidatët të cilët janë paraqitur për provim për matematikë.
Sipas Qendrës Shtetërore të Provimit, ky vit shkollor për dhënin e maturës shtetërore janë paraqitur gjithsej 15 256 kandidatë. Ky është kushti për regjistrim në fakultete.
Nxënësit të cilët e vazhdojnë arsimin e mesëm dhe fillor, në mësim sërish do të kthehen më 3 shtator të vitit 2018 (e hënë), për fillimin e vitit shkollor 2018/2019./Gazeta Express/