Zyra e Bashkimit Evropian, në kuadër të aktiviteteve në shënimin e Ditës së Evropës, ka organizuar punëtorinë “Përgatitja për karrierë” për profesionistët e rinj, raporton Ekonomia Online.
Në këtë punëtori, Teuta Sahatqija dhe Jehona B. Lluka para të rinjve shtjelluan tema të rëndësishme për përgatitjen e tyre për karrierë.
Njëra nga temat e prezantuara ishte se si këta të rinj mund t’i zhvillojnë aftësitë e tyre të buta dhe komunikuese.
Gjithashtu prezantimi potencoi edhe disa çështje tjera si menaxhimi i kohës dhe stresit, përdorimi i mediave sociale në karrierë si dhe përftimet e prezencës online në ketë aspekt.
Sipas Zyrës së BE-së, këto punëtori synojnë që t’i pajisin studentët me shkathtësi thelbësore të jetës që do të rrisin jo vetëm potencialin e tyre për të shkëlqyer në tregun e punës, por edhe në jetën e tyre personale.