Përgatitjet për zhvillimin e fazës së dytë të ZGJoNA-së

????????????????????????????????????
Prishtinë | 07 Nën 2018 | 16:09 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i Përgjithshëm i ATK, Sakip Imeri dhe përfaqësuesit nga organizata GIZ kanë takuar sot Kryeprokurorin e Shtetit Aleksandër Lumezin, drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës Reshit Qalaj, kryetarin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës Nehat Idrizi, si dhe drejtorin e Përgjithshëm të Doganës së Kosovës Bahri Berisha. Temë e këtij takimi ishte zgjerimi i funksioneve të Zyrës për Gjoba dhe Ndëshkime Administrative, apo kalimi në ZGjoNA II.

Projekti i Zyrës për Gjoba dhe Ndëshkime Administrative, mbulon dispozitat ligjore që lidhen me gjobat dhe ndëshkimet për shkeljet dhe parregullsitë në fushën e tatimeve duke siguruar njëtrajtshmëri, saktësi dhe shpejtësi në shqyrtimin e rasteve në drejtim të përmbushjes vullnetare.

Gjatë këtij takimi, ndër të tjera u tha se për suksesin e implementimit të ZGjoNA II është thelbësore që prokuroria dhe autoritetet gjyqësore të përfshihen sa më herët në ndryshimet e nevojshme legjislative.

Me këtë synohet që të bëhet një koordinim më i mirë i institucioneve në fushën e veprave penale tatimore, duke kombinuar zyrtarët e profileve të caktuara që rezultatet në këtë fushë të jenë sa më efektive dhe efikase, për të ofruar një afarizëm sa më të drejtë.

Administrata Tatimore e Kosovës ndër prioritetet kryesore ka përmirësimin e proceseve kyçe tatimore, përmes implementimit të shumë projekteve të cilat inkurajojnë përmbushjen e obligimeve tatimore nga ana e tatimpaguesve, në funksion të një sistemi modern tatimor dhe në funksion të lehtësirave të arritjes së objektivave të përgjithshme!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme