Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq është përgjigjur me diplomaci kur u pyet për sulmet ajrore në Siri.
Ai tha se veprimet e tilla janë kujtime të dhimbshme për Serbinë.
“Për të gjithë ne që jemi më të vjetër se 18 apo 19 vjet, kjo është një kujtesë e dhimbshme nëpër të cilën kemi kaluar”, tha Vuçiq.
Ai nuk pranoi të flas se a qëndrojnë në anën e Amerikës apo të Rusisë.
“Ne jemi vend i vogël dhe si të tillë nuk duhet të ndërhyjmë”, tha Vuçiq.
Sulmet në Siri nisën në orët e para të mëngjesit, pas përdorimit të armëve kimike.