“Periudhë sfiduese” në ShBA: Rekord i ri rastesh me Coronavirus

Prishtinë | 10 Kor 2020 | 10:17 | Nga Ekonomia Online

Shtetet e Bashkuara janë në një periudhë të vështirë dhe sfiduese të luftës kundër koronavirusit, tha mjeku kryesor i sëmundjeve infektive.

Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të SHBA-së për Alergji dhe Sëmundje Infektive, tha se rritja e numrit të të infektuarve dhe viktimave vjen pasi shumë shtete të SHBA-së filluan rihapjen e bizneseve dhe lehtësimin e urdhrave të qëndrimit në shtëpi përpara se të shihnin një ngadalësim të shkallës së infeksionit.

“Tani jemi në një periudhë shumë të vështirë, sfiduese”, tha Fauci në një telekonferencë të organizuar nga ueb-faqja amerikane e lajmeve The Hill.

Numri i të infektuarve është duke u rritur në 41 nga 50 shtetet e SHBA-së.

Në mesin e më të goditurave janë: Kalifornia, Teksasi dhe Florida – tri shtetet më të populluara.

Numri në rritje i rasteve i ka mbushur shtretërit spitalorë dhe ka detyruar shumë shtete që t’i tërheqin planet për rihapjen e bizneseve, shkollave dhe kishave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme