“Me përjashtimin e AKA-së, Kosovës i është shkaktuar dëm i madh”

Prishtinë | 02 Mar 2018 | 15:08 | Nga

Koalicioni për Integritet dhe Transparencë në Universitet (KITU) e ka pranuar me shqetësim lajmin për përjashtimin e Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) nga Regjistri Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR).

Në reagimin e KITU-s thuhet se shkarkimi arbitrar i të gjithë anëtarëve të Bordit të AKA nga Qeveria e Kosovës, përfshirë edhe ndërkombëtarët, ka shkaktuar dilema të arsyeshme për kapacitetin e Agjencisë për të vepruar jashtë ndikimit të politikës ditore, si në vend ashtu edhe tek organizatat ndërkombëtare.

“Në fakt, ne mendojmë se dilema të tilla ka pasur edhe më herët, pasi, gjatë historisë së saj 10-vjeçare, AKA,jo një herë, është vënë në shërbim të interesave politike dhe atyre biznesore. Megjithatë, në vitet e fundit, AKA ka treguar një përkushtim në rritje, ndonëse jo i kënaqshëm, për t’i adresuar problemet e cilësisë në arsimin e lartë, që ka rezultuar me zvogëlimin e numrit të programeve të akredituara. Në kushte të tilla, shkarkimi i gjithë strukturës udhëheqëse të Agjencisë nuk ka mundur të kuptohet ndryshe, përveç si ndërhyrje politike ndaj një institucioni që duhet të jetë i pavarur”, thuhet në reagim.

Ky koalicion thekson më tej  se me përjashtimin e AKA nga EQAR, Kosovës i është shkaktuar dëm i madh që shkon përtej imazhit dhe funksionimit normal të kësaj agjencie, transmeton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme