Për herë të parë në Shqipëri themelohet ”Parlamenti i Nxënësve”

Prishtinë | 31 Tet 2019 | 11:33 | Nga Ekonomia Online

Është themeluar për herë të parë në Republikën e Shqipërisë,  Parlamenti i Nxënësve.

Këtë e ka bërë të ditur Ministrja e Arsimit në Tiranën zyrtare, Besa Shahini, e cila përmes Facebook-ut, tha se ky parlament do të shërbejë si një forum ku do dëgjohet zëri i nxënësve për të përmirësuar cilësinë në arsim.

”Për herë të parë në Shqipëri  themelohet “Parlamenti i Nxënësve”, i cili do të shërbejë si një #forum ku do të dëgjohet zëri i nxënësve në funksion jo vetëm të përmirësimit të cilësisë së arsimit, por edhe eksperiencës së tyre shkollore.

Gjithashtu, angazhimi në “Parlamentin e Nxënësve” përbën një ushtrim demokracie dhe vullnetarizmi. Deputetët e rinj mësojnë për vlerat e të shërbyerit bujar në #komunitet, ku punohet jo për interesin personal por për të mirën publike dhe interesin e përbashkët të të gjithë nxënësve”.Klan.Kosova.

Të ngjashme