Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, ka njoftuar se kardiologu Gani Bajraktari është përjashtuar nga puna në QKUK.
“SHSKUK ju konfirmon se Komisioni Disiplinor i QKUK së, pas shqyrtimit të rastit ka marrë vendim që të njëjtit t’i shqiptohet masa disiplinore, ndërprerje e marrëdhënies së Punës”, thuhet në përgjigjën e dhënë nga SHSKUK për Telegrafin.
SHSKUK bën të ditur se rasti ishte proceduar pas ankesave të pacientëve në Klinikën e Kardiologjisë.
Ndryshe, SHSKUK para pak muajve kishte suspenduar përkohësisht nga puna kardilogun, Gani Bajraktarin. Pasi që i njëjti nuk kishte ofruar ndihmë mjekësore, që sipas legjislacionit në fuqi klasifikohet si vepër penale.
Theksojmë se kardiologu Bajraktari së bashku me 44 persona tjerë ishin të akuzuar për përfshirje në rastin “Stenta 2”.