Në fshatin Krushë e Madhe të Komunës së Rahovecit sot në 18-vjetorin e rënies u përkujtuan dëshmorët Dalip Behra dhe Bekim Gashi, në tubim përkujtimorë morën pjesë Idriz Vehapi me bashkëpunëtor, familjar dhe bashkëluftëtar të dëshmorëve.
Një fjalë rasti në tubimin përkujtimor mbajti edhe Kryetari i Komunës së Rahovecit Idriz Vehapi i cili tha se jemi këtu për te përkujtuar Dalipin dhe Bekimin dhe të gjithë ata luftëtar të cilët derdhen gjakun e tyre për lirinë e vendit.
“Jemi sot për të përkujtuar të gjithë ato vuajtje të cilat i kemi përjetuar , shumë vite me radhe me të rëndat i kemi përjetuar gjatë vitit 1998 dhe në pranverën e vitit 1999”.
Vajdin Berisha, kryetar i OVL e UÇK-së u shpreh se Bekimi dhe Dalipi, tani dëshmorë të kombit nga Krusha e Madhe u mobilizuan me shumë shokë nga Anadrinia dhe të gjitha viset shqiptare u bashkuan në luftën për çlirimi dhe bashkim kombëtar. Ata ishin gjithmonë të gatshëm ti japin at që kërkonte atdheut.
Ndërsa , Selami Hoti kryetar i këshillit të fshatit Krushë e Madhe potencoi se dëshmorët të edukuar me atdhedashuri, së pari nga familjet e tyre e pastaj të frymëzuar nga filozofia e patriotit të pa shoq , politikanit unik të përmasave ndërkombëtare , ideologut të Ushtrisë së Kosovës, prof. Ukshin Hoti i cili thoshte BEJE ose VDIS , kishin shtyrë Dalipin dhe Bekimin që të merrnin detyra nga më të ndryshmet në shërbim të atdheut.