Ekonomia Online
FUNDIT

Përkujtohen dëshmorët Muhamet Kabashi, Qamil Osmani dhe Nazim Bakiu

Përkujtohen dëshmorët Muhamet Kabashi, Qamil Osmani dhe Nazim Bakiu

Qytetarë të shumtë janë mbledhur këtë të shtunë te varrezat Dëshmorëve të Kombit të UÇK-së në Ferizaj në përkujtim të jetës, veprës dhe sakrificës së Dëshmorëve të Kombit Muhamet Kabashi, Qamil Osmani dhe Nazim Bakiu. Familjarëve të dëshmorëve në këtë ditë i janë bashkuar edhe përfaqësues të Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, përfaqësueses të Organizatës […]

Qytetarë të shumtë janë mbledhur këtë të shtunë te varrezat Dëshmorëve të Kombit të UÇK-së në Ferizaj në përkujtim të jetës, veprës dhe sakrificës së Dëshmorëve të Kombit Muhamet Kabashi, Qamil Osmani dhe Nazim Bakiu.

Familjarëve të dëshmorëve në këtë ditë i janë bashkuar edhe përfaqësues të Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, përfaqësueses të Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, invalidë, por edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Elmi Reçica, bashkë me Kryesuesen e Kuvendit të Komunës, Kristina Gashi Bytyçi, kryetarin e OVL-UÇK-së në Ferizaj, Rafiz Sejdiu, Gafurr Bytyçin – kryetar i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve në Ferizaj si dhe drejtorë komunal e përfaqësuesve të tjerë të jetës politike e shoqërore.

Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Gafurr Bytyçi me këtë rast ka evokuar kujtimet e para 20 vjetëve atëherë kur ranë për të mos vdekur kurrë dëshmorët e kombit Muhamet Kabashi, Qamil Osmani dhe Nazim Bakiu. Ndërkaq Bedrie Osmani, vajza e Dëshmorit të Kombit, Qamil Osmani, është shprehur se si familje janë krenar me veprën e babait .

Sipas saj, ecja e Kosovës gjatë këtyre viteve ka shënuar përparime ndonëse ka ende shumë punë për t’u bërë.

Pas vendosjes së luleve tek varrezat e dëshmorëve në Ferizaj, është mbajtur edhe manifestimi “Krenarët e Lirisë” në Shtërpcë, në nderim të jetës dhe veprës së dëshmorëve të kësaj komune.

Në Komunën e Ferizajt, ranë për mos të vdekur kurrë 62 dëshmorë.

Të ngjashme