Organizata “Youth Initiative for Human Rights” në Kosovë ka përkujtuar viktimat e gjenocidit në Srebrenicë, raporton Ekonomia Online.
Me pankarta në duar si: “T’rinjë për me kujtu, t’përkushtum mos me harru” “Ta kujtojmë Srebrenicën” dhe “Kundër mohimit”, janë kujtuar 8372 të masakruar në Srebrenicë.
Marigona Shabiu, drejtoreshë ekzekutive në “Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut”-Kosovë, tha se me aktivitet solidarizohen me popullin boshnjak.
“Përmes këtij aksioni po synojmë të dërgojmë mesazh te politikanët në rajon sidomos tek politikanët në Serbi të cilët kohët e fundit dhe në vazhdimësi janë duke u përpjekur ta mohojnë këtë gjenocid të tmerrshëm dhe në mënyrë që të tregojmë drejtësi për të gjitha viktimat dhe të kontribuojmë në mënyrë që këto krime të tmerrshme që kanë ndodhur jo vetëm në Srebrenicë por në gjithë territorin e ish-Jugosllavisë të viteve të 90-ta të mos përsëritën kurrë”, tha ajo.
Redzo Kojic, aktivist nga komuniteti boshnjak, tha se me gjithë faktet që ekzistojnë, autoritetet në Serbi dhe Republikën Serbe vazhdojnë të mohojnë gjenocidin.
24 vjet më parë Srebrenica përjetoi masakrën më të madhe të pas Luftës së Dytë Botërore, të urdhëruar nga regjimi kriminal i Sllobodan Millosheviqit.
Masakra e Srebrenicës, që ndodhi 24 vjet më parë, njihet si ngjarja më e trishtë në historinë e re të botës në tokën evropiane.
Aty u vranë mbi 8000 burra dhe djem mysliman, me urdhrin e kriminelit Radovan Karadzic, në Bosnjë, i gjykuar me dënim me vdekje.