Përkujtohet Enver Zymberi

Prishtinë | 16 Dhj 2016 | 08:04 | Nga

Këshilli Drejtues i Sindikatës të Policisë së Kosovës edhe këtë vit në shenjë respekti dhe përkujtimi për heroin Enver Zymeri dhe zyrtarët policor të rënë në detyrë, organizon turnirin sportiv në futboll.

Sipas njoftimit të Sindikatës, turniri mbahet sot dhe nesër në Akademinë për Siguri Publike në Vushtrri.

Hapja e lojërave bëhet më 16 dhjetor në orën 09:30. Kurse, mbyllja e lojërave bëhet më 17 dhjetor në orën 12:00, kur edhe do të bëhet ndarja e mirënjohjeve për ekipet fituese

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme