Përkujtohet heroi Safet Peci-Boletini, ministri Peci: Ai po ripërtërihet, amanetin e tij ta dërgojmë në vend

Mitrovicë | 31 Maj 2024 | 11:07 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në 25 vjetorin e rënjës së heroit Safet Peci-Boletini, ministri i Bujqësisë Faton Peci ka bërë homazhe tek shtatorja e heroit në Mitrovicë, raporton Ekonomia Online.

Ministri Peci tha se nuk ka gjë më mirë se sa të shohësh që familja e heroit është duke u ripërtëri me gjenerata të reja.

Ai tha se është e rëndësishme që amaneti i Safetit të dërgohet ne vend.

Ai ka shtuar se si familjar të heroit i mbanë të fortë amaneti, trimëria dhe heroizimi i tij.

“Nuk ka më mirë me parë që po ripërtrihemi, e kemi pasur një Safet e kemi tjetrin edhe shumë gjenerata të tjëra por e rëndësishme është që amanetin e ti ta dërgojmë në vend. Behuni të fortë për shkak se na mbanë amaneti, trimëria dhe heroizimi i Safetit”.

Heroi i Kosovës Safet Boletini, apo ndryshe sic nijhej komandant Tigri, erdhi nga Gjermania dhe iu bashkua luftës së UÇK-së. Safeti ishte figurë e rëndësishme i cili iu kundërvy një regjimi shtypës, si ushtar i dalluar dhe ndërgjegje e zgjuar kombëtare.

Safeti u inkuadrua si ushtar i uniformuar në Brigadën 141 “Mehë Uka” në Shalë të Bajgorës.

Më 31 maj 1999, rreth orës tetë, armiku, duke parë rrezikun e madh që po i kanosej, përdori gjithë arsenalin luftarak më modern kundër luftëtarëve të lirisë.

Safeti, me luftëtarët e njësitit të tij, si gjithmonë, ishin të gatshëm për t’u ballafaquar me forcat e armikut. Ai me bashkëluftëtarët e tij, si gjithherë, u gjend në vijën e parë të frontit. Ata ishin futur në thellësi të forcave të armikut. Duke mos mundur që të zbulojë veprimtarinë e njësitit të “Tigrave”, armiku vendosi të përdorë artilerinë e rëndë. Kështu, vuri në shënjestër zonën ku vepronte njësiti.

Në një luftë të pabarabartë për jetë a vdekje, atë ditë ranë heroikisht Safet Boletini dhe bashkëluftëtari i tij, Ejup Kasumi nga fshati Strofc i komunës së Vushtrrisë, ndërsa u plagos një tjetër.

Të ngjashme