Festa me dedikimin për mikun e tij të ndarë nga jeta mund t’i kushtojë portierit të Kroacisë, Danijel Subasic, heroi i skuadrës së Daliç në ndeshjen ndaj Danimarkës me 3 penallti të pritura.
Komisioni i Disiplinës së FIFA paralajmëroi portierin kroat duke i bërë të ditur se sjellja e tij thyente rregullat e saj.
Subasic pas ndeshjes me Danimarkën, shfaqi një fanelë me imazhin e mikut te tij Hrvoje Custic të ndarë nga jeta 10 vjet më parë dhe me numrin 24 për t’i dedikuar pritjet e tij. Custic u nda nga jeta në vitin 2008 në mënyrë tragjike pas u përplas me një mur në anë të fushës, teksa ishte duke dueluar për një top gjatë një ndeshjeje në Ligën e Parë Kroate.
Ndërkaq, FIFA ndëshkoi Federatën Kroate të Futbollit me një gjobë prej 70 mijë Eurosh, pasi anëtarë të stafit u shfaqën me pije të paautorizuara prej saj në ndeshjen me Danimarkën.