Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona pas një përleshjeje e cila ka ndodhur në fshatin Lismir të Fushë Kosovës.
Sipas njoftimit, katër prej tyre me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje ndërsa i pesti është liruar pasi vullnetarisht ka dorëzuar një armë CZ 7.65 mm me gjashtë fishekë e cila është përdorur për kanosje.
Të gjithë të dyshuarit dhe viktima kanë pësuar lëndime të lehta dhe kanë marrë tretman mjekësor.