Përleshen dy grupe mes vete në Ratkoc, pesë persona përfundojnë në spital

Prishtinë | 22 Pri 2023 | 10:29 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka raportuar se pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes vete dy grupe në Rahovec.

Në raportin e Policisë thuhet se si pasojë kanë marrë lëndime pesë persona.

“LËNDIM I RËNDË TRUPOR/Fsh. Ratkoc, Rahovec 21.04.2023 – 14:00. Pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes vete dy grupe, ku si pasojë lëndime marrin pesë viktima meshkuj kosovarë. Katër viktimat janë liruar, ndërsa njëri është ndalur për trajtim të mëtutjeshëm në Spitalin Rajonal Gjakovë”, thuhet në raportin e PK-së.

Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa rasti është nën hetime.

Të ngjashme