Përleshen rreth një prone, arrestohen dy burra në Pejë

Prishtinë | 12 Jan 2023 | 08:53 | Nga Ekonomia Online

Gjatë ditës së djeshme dy burra janë arrestuar në rrugën “Asllan Qeshme” në Pejë, pasi të njëjtit janë përleshur rreth një prone.

Siç bën të ditur policia në raportin 24 orësh, të dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Rruga “Asllan Qeshme”, Pejë 11.01.2023 – 12:54. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth një prone janë përleshur në mes vete. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje” thuhet në raport.

Të ngjashme