Tre persona janë ndaluar nga policia, lidhur me incidentin që ndodhi sot në Prizren në ndeshjen mes Lirisë dhe Vëllaznimit.
Kjo u konfirmua për EO edhe nga Policia.
Pas përfundimit të ndeshjes situata eskaloi, ku tifozëritë e dyja skuadrave hyjnë në fushë, ku pati edhe përleshje.
Policia intervenoi menjëherë, duke qetësuar situatën.
Fillimisht u raportuan se dy persona u lënduan nga kjo ngjarje, por siç merr vesh Klan Kosova njëri prej tyre ka deklaruar se është vet lënduar.
Lidhur me rastin tashmë kanë nisur edhe hetimet.