Katër persona janë arrestuar në Prizren, pasi dyshohet se janë përleshur fizikisht mes vete, ndërsa gjatë intervenimit është lënduar edhe një zyrtar policor.
Rasti ka ndodhur më 19 shtator, rreth orës 12:45, në rrugën “Brigada 125” në Prizren.
Sipas Policisë, njëri nga të dyshuarit posedonte armë zjarri, ndërsa një tjetër kishte një mjet të mprehtë-thikë. Gjatë intervenimit, një zyrtar policor ka pësuar lëndime nga mjeti i mprehtë dhe ka pranuar tretman mjekësor.
Po ashtu, tre nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, dy nga të dyshuarit janë liruar, ndërsa dy të tjerë janë dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar për “Sulm ndaj personit zyrtar”, “Lëndim të lehtë trupor” dhe “Armëmbajtje pa leje”.