Në rrugën “Zagrebi”, afër Ministrisë së Shëndetësisë në Prishtinë rreth orës 12:50 ka pasur të shtëna me armë zjarri në mes disa të rinjve.
Një dëshmitar i rastit i prapa kamerave e shpjegoi rastin të cilin e ka parë, raporton Ekonomia Online.
Ai thotë se nuk e di se për çfarë arsye mund të ketë ndodhur zënka në mes të rinjve, por ai tha se kjo ngjarje ka ndodhur në mes një personi dhe një grupi tjetër rreth 3 të rinjve të cilët kanë shkëmbyer të shtëna armësh në mes vete, ndërsa një plumb ka dëmtuar murin e një banese afër ngjarjes.
Rruga në të cilën ka ndodhur rasti, dëshmitarët tregojnë se ka qenë e bllokuar për një orë nga Policia e Kosovës të cilët kanë ardhur për ta hetuar rastin, raporton EO.
Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes ka pasur gërxhoja plumbash, por që nuk kanë identifikuar të lënduar. Aktualisht, rruga ku ka ndodhur rasti është e lirë për qarkullim të automjeteve.
Policia ka njoftuar për Ekonomia Online se rasti ka ndodhur rreth orës 13:00 dhe nuk raportohet për të lënduar.
“Sot rreth orës 13:00, policia ka marrë informacionin se në rrugën ‘Zagrebi’ në Prishtinë, ka pasur të shtëna me armë zjarri. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore për ekzaminim të vendngjarjes, nga ku nuk raportohet për persona të lënduar”, ka thënë zëdhënsja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.