Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në Podujevë ka plagosur me armë zjarri dy persona, raporton Gazeta Express.
Në njoftimin e policisë thuhet se njësia policore e ka vërejtur të dyshuarin duke ikur dhe të njëjtit i kanë dhënë urdhëra që të ndalen.
Ai nuk është ndalur dhe gjatë ikjes ka shtënë me armë në drejtim të policisë që iu janë përgjigjur me zjarr.
“Viktimat janë trajtuar në QKMF Podujevë dhe pastaj janë përcjell në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore dhe janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja te armës ku dyshohet se njëra gëzhojë është e armës të cilën e ka shkrepur i dyshuari i lartcekur, ndërsa gëzhoja tjetër dyshohet se është e armës zyrtare të cilën e ka shkrepur zyrtari policor. Njësitë policore janë në kërkim të dyshuarit i cili është i njohur edhe për vepra të tjera penale”, thuhet në raport të policisë.
Njoftimi i plotë:
Podujevë 27.12.2020-19:50. Është raportuar se, i dyshuari mashkull kosovar me armë zjarri-pistoletë ka plagosur dy viktima meshkuj kosovarë. Njësia policore në rroba civile e cila ka qenë në detyrë gjatë patrullimit e ka vërejtur personin e dyshuar duke ikur dhe te njëjtit i ka dhënë urdhra që të ndalet, mirëpo i dyshuari ka ikur dhe gjatë ikjes ka shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë të cilët po ashtu iu kanë përgjigjur me zjarr. Nga ky shkëmbim zjarri nuk ka pasur të lënduar. Viktimat janë trajtuar në QKMF Podujevë dhe pastaj janë përcjell në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore dhe janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja te armës ku dyshohet se njëra gëzhojë është e armës të cilën e ka shkrepur i dyshuari i lartcekur, ndërsa gëzhoja tjetër dyshohet se është e armës zyrtare të cilën e ka shkrepur zyrtari policor. Njësitë policore janë në kërkim të dyshuarit i cili është i njohur edhe për vepra të tjera penale.