Sot është mbajtur Kuvendi i Forumit Rinor të LDK-së, dega Podujevë, i cili kishte për qëllim zgjedhjen e kryetarit të ri të këtij forumi. Por, situata përfundojë me tension në mes delegatëve e kryetarit të partisë Ekrem Hysenit, ku pati edhe ndërhyrje të sigurimit.
Gazeta Insajderi ka mësuar se brenda burimeve të LDK-së se shkak i këtyre tensioneve ishin disa parregullësi që ishin bërë kundër delegatëve të cilët ishin zgjedhur për kuvendin e partisë.
Ky burim thotë se disa delegatëve iu janë ndryshuar emrat vetëm për të përkrahur kandidatin që e kishte zgjedhur kryetari degës së LDK-së në Podujevë, Ekrem Hyseni.
Hyseni e kishte mbështetur kandidaturën e Plator Ejupit, për kryetar të Forumit Rinor në Podujevë.
Mirëpo, Ejupi nuk e kishte votën e shumicës, sic e kishte kundërkandidati i tij, Ermal Osmani, shkruan Insajderi.
Në videon e siguruar nga Gazeta Insajderi, shihen disa delegatë të cilët kërkojnë sqarim nga Hyseni për këto parregullësi, po që i njejti nuk ishte sjellur mirë me delegatët e partisë së tij.
Në mbledhje kishte intervenuar edhe sigurimi i paritsë, të cilët kishin ardhur nga Peja.
Mbledhjen e kishin lëshuar 65 delegatë, por kjo nuk e kishte penguar Ekrem Hysenin që ta vazhdojë mbledhjen e ta zgjedhë për kryetar të Forumit Rinor, Plator Ejupi.
Edhe pa praninë e 101 delegatëve sa duhet të ishin në sallë, Hyseni emëroi kandidaturën e Ejupi për kryetar të Forumit Rinor.
Në këtë video shihen edhe disa delegatë të cilët përballen me sigurimin në hyrje të zyrës së LDK-së në Podujevë, pasi shohin se emrat e tyre ishin ndërruar me përkrahësit e Hysenit.
“Aty ka pas përplasje të mëdha së pari delegatët që janë zgjedhur për atë kuvend, iu kanë ndryshuar emrat vetëm për ta përkrahur kandidatin që e kishte emëruar kryetari i degës së LDK-së, në Podujevë, Ekrem Hyseni. Kundërkandidati tjetër i kishe votat e delegatëve mirëpo që të votohet kandidati i Ekrem Hysenit janë bërë këto parregullsi”, ka thënë ky burim për Insajderin./insajderi/