Në orët e para pas mesnatës ka ndodhur një përleshje masive në lagjen Dardania në Prishtinë.
Madje, në disa pamje shihen disa persona të shtrirë në tokë.
Se ka ndodhur një rrahje e ka bërë të ditur edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, shkruan Telegrafi.
Siç ka bërë të ditur Ahmeti, “rreth orës 01:00, Policia e Kosovës ka pranuar informatën për një rrahje në lagjen Dardania në Prishtinë”.
“Zyrtarët policorë menjëherë kanë dalë në vendngjarje dhe kanë arrestuar një person të dyshuar. Të njëjtit i është gjetur dhe konfiskuar një thikë dhe kaçavidë”, ka bërë të ditur Ahmeti.
Ajo ka shtuar se personi i arrestuar, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Ndërkohë që me rastin, i cili është cilësuar Kansoje, po merren hetuesit e stacionit jugu në Prishtinë”, ka thënë Ahmeti.