Përleshje në ndeshjen Nice-Marseille, Federata franceze publikon dënimet për dy skuadrat

Prishtinë | 09 Sht 2021 | 16:12 | Nga Ekonomia Online

Pas ndeshjes që u ndërpre në Ligue 1 në mes të Nice dhe Marseille, KD i ligës ka publikuar dënimet për skuadrat dhe lojtarët e përfshirë në këtë rrahje, që u inicua nga tifozët e ekipit vendas.

Kështu, ndeshja e ndërprerë më 22 gusht 2021 ka parë këto dënime.

Nice — i hiqen dy pikë,

Marseille — Alvaro Gonzalez suspendohet për dy ndeshje,

Marseille — Dimitri Payet suspendohet për një ndeshje,

Marseille — fizioterapeuti i klubit suspendohet deri në qershor 2022, pasi që grushtoi një tifoz,

Ndeshja — do të rizhvillohet, por pa tifozë.

E gjithë përleshja kishte nisur pasi që një tifoz kishte hudhur shishe në fushë, duke e goditur futbollistin Payet.

Ky i fundit ia kishte kthyer tifozëve shishen në mënyrë të njëjtë, prej ku tifozët marshuan drejt fushës dhe situata eskaloi.

Të ngjashme