Përleshje në Parlamentin e Hong Kongut, lëndohen katër deputetë

Prishtinë | 11 Maj 2019 | 15:34 | Nga Ekonomia Online

Katër deputetë janë lënduar, gjatë një përleshjeje në Parlamentin e Hong Kongut, ndërmjet deputetëve pro-qeveritar dhe atyre opozitar.

Përleshja ndodhi më 11 maj, pas një mospajtimi rreth krijimit të një komiteti të Parlament.

Një ligjvënës u hodh në dysheme gjatë përleshjesh dhe më pas ai, nga lëndimet e marra u desh të bartej me barelë, për t’iu dhënë ndihma mjekësore.

Një ligjvënës tjetër pësoi lëndime në krah, ndërkaq një deputete u ankua se kishte marramendje, pasi u godit në kokë, përcjell rel.

Ky incident vjen në kohën e tensioneve në Hong Kong, për shkak të një ligji të propozuar, i cili do të mundësonte që personat e arrestuar të ekstradoheshin në territorin e Kinës.

Në muajin prill, rreth 22 mijë persona kishin protestuar kundër këtij ligji – që është protesta më e madhe e organizuar në Hong Kong këtë vit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme