Dy nxënës të shkollës së mesme “Hoxhë Kadri Prishtina”, të kryeqytetit janë përleshur mes vete duke përdorur thika pas një mosmarrëveshje.
Sipas Policisë së Kosovës,nga kjo përleshje njëri nga nxënësit ka pësuar lëndie trupore i cili është dërguar në QKUK, ndërsa nxënësi tjetër si i dyshuar në këtë rast, pas tretmanit mjekësor është liruar.
Policia për këtë rast thotë se është njoftuar edhe punëtori i Qendrës për Punë Sociale, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.