Përlotet Nasim Haradinaj derisa flet për familjarët

Prishtinë | 08 Nën 2021 | 14:41 | Nga Ekonomia Online

Në Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë ka vazhduar gjykimi ndaj Nasim Haradinajt.

Gjatë kësaj seance, ish-nënkryetari i OVL-së, Nasim Haradinaj është emocionuar gjatë leximit të fjalimit të tij, në momentin kur përmend anëtarët e familjes së tij.

Haradinaj u arrestua më 25 shtator 2020 në Prishtinë dhe u transferua në njësinë e paraburgimit të DHSK-së.

Aktakuza ndaj tij u konfirmua më 11 dhjetor 2020 dhe u bë publike më 14 dhjetor 2020.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme