Përmbyllet fushata në terren e liberalizimit të vizave

Prishtinë | 17 Nën 2023 | 18:34 | Nga Ekonomia Online

Fushata për informimin e qytetarëve mbi lëvizjen e lirë pa viza që do të fillojë nga data 1 janar 2024, përmbylli sot në terren etapën e saj të vizitave në komunat e Kosovës.

Ashtu siç nisi me datën 5 tetor, në Prishtinë, u përmbyll me aktivitetin e fundit po në kryeqytet.

Për më shumë se 1 muaj, mjeti lëvizës dhe ekipi i kësaj fushate, vizituan qytetet e Prishtinës, Prizrenit, Gjilanit, Podujevës, Mitrovicës së jugut, Pejës, Gjakovës, Lipjanit, Ferizajit, Fushë Kosovës, Drenasit, Graçanicës, Kastriotit, Skënderajt, Vushtrrisë, Kaçanikut, Shtimes, Shtërpcës, Kamenicës, Vitisë, Therandës, Sharrit, Malishevës, Rahovecit, Deçanit, Istogut, Zveçanit, Zubin Potokut, Mitrovicës së veriut e Leposaviçit.

Qytetarët u informuan mbi rregullat e lëvizjes së lirë pa viza, përmes materialeve informuese dhe quiz-it mbi integrimin evropian.

Përveçse shpërndamë informata dhe dhurata me motive të liberalizimit të vizave, qytetarët përmes quiz-it patën dhe mundësinë të bëhen pjesë e shorteut për fitimin e një prej biletave për udhëtimin e parë pa viza, drejt Vjenës, në datat 1-3 janar.

Rikujtojmë që fushata për informimin e qytetarëve do të vijojë ende përmes televizioneve, rrjeteve sociale dhe përditësimit të informatave në webfaqen zyrtare të integrimit evropian.

Kjo fushatë po realizohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me partnerë të saj.

Të ngjashme