Përmbyset autobusi me targa shqiptare në Kroaci, humb jetën një person e lëndohen disa të tjerë

Prishtinë | 26 Shk 2023 | 10:13 | Nga Ekonomia Online

Një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë janë lënduar nga përmbysja e një autobusi në autostradë pranë kryqëzimit të Brinjës mbrëmjen e së shtunës, njofton policia Lika-Senj në faqen e saj të internetit.

Aksidenti ka ndodhur në autostradën A1 me drejtim verior në orën 23:43, kur një shtetas shqiptar 58 vjeç, duke drejtuar një autobus me targa kombëtare shqiptare, për arsye të panjohur ka kthyer djathtas, ka përplasur një gardh dhe është përmbysur në anën e majtë të tij.

Në momentin e aksidentit në autobus ndodheshin 9 pasagjerë dhe shoferi, shkruan N1.

Një person ka vdekur, ndërsa disa persona janë lënduar dhe po trajtohen në spitalet në Karlovac dhe Ogulin, sipas publikimit.

Për shkak të aksidentit, pjesa e autostradës A1 Zagreb-Split-Ploçë është mbyllur në të dy drejtimet.

Të ngjashme