Të paktën 42 njerëz kanë vdekur pasi një anije që mbante qindra njerëz u përmbyt në liqenin Victoria, Tanzani.
Një zyrtar i tha agjencisë së lajmeve Reuters se numri i të mbyturve mund të jetë më shumë se 200, transmeton oranews.
Anija MV Nyerere u përmbys pranë bregut midis ishujve të Ukora dhe Bugolora.
Mendohet se anija e mbingarkuar u përmbyt kur njerëzit në bord u zhvendosën në njërën anë ndërsa po ankorohej.
Zyrtarët thënë se anija mbante më shumë se 400 pasagjerë. Rreth 100 vetë u shpëtuan, ndërsa 32 raportohet se janë në gjendje kritike.
Shifra të sakta, megjithatë, ende duhet të konfirmohen. Reuters raportoi se personi që shpërndau biletat për udhëtimin gjithashtu vdiq, ndërsa regjistrimi i të dhënave ka humbur