Përmbytet anija ruse e spiunazhit në Turqi

Prishtinë | 27 Pri 2017 | 15:34 | Nga

Një anije ruse e spiunazhit është fundosur në bregun e Turqisë pasi që është përplasur me një anije mallrash , por i gjithë ekuipazhi është shpëtuar, thonë autoritetet turke.

Rusia ka konfirmuar më herët që trupi i anijes Liman, pjesë e Black Sea Fleet, ka pësuar një prishje, me ekuipazhin që po tentonte ta mbante mbi ujë, transmeton Klan Kosova.

Arsyeja ende është e paqartë por ishte raportuar për mjegull në atë zonë. Anija kishte goditur një barkë me flamur të Togos, thanë mediet turke.

Kryeministri turk, Binali Yildirim, thirri homologun e tij rus, Dmitry Medvedev, që ta shpreh pikëllimin mbi përplasjen, shkruan BBC.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme