Përmbytet Stambolli nga reshjet e shiut

Prishtinë | 18 Kor 2017 | 11:48 | Nga

Për shkak të motit të keq si pasojë e reshjeve të dendura të shiut në Stamboll është ndërprerë përkohësisht Tuneli Euroaziatik për Komunikacion, ndërsa Qendra për Situata të Jashtëzakonshme e Stambollit paralajmëroi për përmbytje të mundshme dhe prurje ujore.

Moti i keq ka ndikuar negativisht në jetën e qytetit në Bosfor dhe shkaktoi vështirësi në komunikacion.

Reshjet filluan gjatë mbrëmjes, ndërsa pritet intensifikimi i tyre gjatë ditës.

Në orët e mbrëmjes mund të vjen edhe deri tek stuhia, ndërsa sasia e pritur e reshjeve është mes 30 dhe 60 litra për një metër katror, raporton Anadolu Agency

Për shkak të sasisë së madhe të ujit në disa rrugë automjetet nuk mund të lëvizin, ndërsa është vështirësuar edhe komunikacioni publik.

Shumë udhëkryqe dhe viadukte kanë mbetur nën ujë, që ka hyrë edhe në metrobuse. Stacionet për metro dhe metrobusë janë përmbytur, ndërsa janë vështirësuar edhe operacionet e trafikut ajror.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme