Reshjet e dendura në jugperëndim të Gjermanisë, veçanërisht në Saarland, kanë çuar në përmbytje, duke prekur shumë shtëpi dhe vetura dhe duke detyruar evakuimin e disa njerëzve në Lebach të shtunën. Pas orëve të tëra shiu të vazhdueshëm, niveli i lumit Theel në Lebach u rrit nga 50 në 350 centimetra, raporton AP. Departamenti i […]
Përmbytje në jugperëndim të Gjermanisë pas reshjeve të mëdha

Reshjet e dendura në jugperëndim të Gjermanisë, veçanërisht në Saarland, kanë çuar në përmbytje, duke prekur shumë shtëpi dhe vetura dhe duke detyruar evakuimin e disa njerëzve në Lebach të shtunën.
Pas orëve të tëra shiu të vazhdueshëm, niveli i lumit Theel në Lebach u rrit nga 50 në 350 centimetra, raporton AP.
Departamenti i zjarrfikësve përgatiti varkat e tij dhe shpërndau thasë me rërë për të mbrojtur shtëpitë nga përmbytjet.
Qendra e qytetit të Lebach mbetet e mbyllur me shumë shtëpi të evakuuara.
Reshjet e shiut pritet të vazhdojnë edhe gjatë natës.











