Shumë zona në Sidnej të Australisë janë evakuar për shkak të rrezikut të madh nga përmbytjet, derisa reshjet e mëdha të shiut kanë goditur shtetin New North Wales të Australisë.
Autoritetet australiane kanë deklaruar se kushdo që jeton në zona të ulëta të qytetit duhet të largohet nga atje, transmeton Klan Kosova.
Kryeministri Gladys Berejiklian ka deklaruar se në shtetin verior Mid North Coast përmbytjet vetëm se kanë përfshirë qytetet dhe se situata është shumë e vështirë.
Qindra njerëz janë shpëtuar nga vërshimet dhe janë vendosur në qendrat e evakuimit emergjent. Rrugët kryesore në këto zona të Australisë janë të mbyllura të gjitha, shkruan BBC.