Përmes fotografive dëshmohet lufta e UÇK-së në Deçan

Prishtinë | 16 Qer 2021 | 13:02 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Për nder të Ditës së çlirimit të komunës së Deçanit është hapur ekspozita “N’Rrugë Drejtë Lirisë”, në Pallatin e Kulturës “Jusuf Gërvalla”, raporton Ekonomia Online.

Në këtë ekspozitë janë paraqitur fotografi nga lufta e fundit dhe shumë dëshmorëve të rënë për liri, nga autori Isa Jasiqi.

Ai tha se qëllimi i kësaj ekspozite është nderimi i të rënëve për liri, të burgosurve politik dhe paraqitja e tyre në një formë më ndryshe.

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, ka uruar Ditën e Çlirimit, duke thënë se janë bërë bashkë për të nderuar të rënët për liri.

“Sot jemi bashkuar në shenjë të ditës së lirisë dhe kombit, andaj gëzuar dhe njëherë dita e lirisë”, tha Haradinaj.

Kryetari Bashkim Ramosaj e edhe se kjo ekspozitë duhet të arkivohet sepse ka rëndësi për dokumentimin e historisë, raporton EO.

“Kjo ekspozitë duhet të arkivohet”.

Autori i kësaj ekspozite i dhuroi një libër kujtimesh ish-kryeministrit Haradinaj, ish-kryetarit Rasim Selmanaj dhe kryetarit Bashkim Ramosaj.

Të ngjashme