Përmes votimit avancohen tre gjyqtarë në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë

Prishtinë | 27 Dhj 2023 | 11:35 | Nga Ekonomia Online

Ngadhnjim Arrni, Rrahman Beqiri dhe Kushtrim Shyti, janë tre gjyqtarët që janë avancuar në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Kjo pasi, Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) në vazhdimin e takimit të 318-të, të mërkurën, ka votuar për tre gjyqtarët që të avancohen në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, sipas “Betimi për Drejtësi”.

Për avancim në këtë pozitë, ka kandiduar edhe gjyqtarja Fatime Dërmaku, mirëpo nuk ka marrë votat e mjaftueshme nga anëtarët e Këshillit për t’u avancuar në këtë pozitë.

Raporti i vlerësimit të Komisionit Vlerësues, është prezantuar nga anëtari Avni Mehmeti, ku KGJK-së i kanë rekomanduar katër kandidatë për votim.

Të ngjashme