Bazuar në matjet e realizuara nga Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës, nga analiza e rezultateve të fituara nga monitorimi automatik i cilësisë se ajrit është vërejtur se gjatë ditëve të fundit nuk janë paraqitur tejkalime të vlerave kufitare ditore me PM10.
Vlera kufitare ditore e lejuar për mbrojtjen e shëndetit të njeriut është 50ug/m3, ndërsa gjatë këtyre ditëve vlera maksimale e mesatares ditore është shënuar me datë 17.01.2017 e cila ka arritur në vlerën 22.6µg/m3.
Ndërsa përqendrime të ulëta janë paraqitur me ndotësin PM2.5 i cili ka arritur vlerën maksimale të mesatares ditore po të njëjtën ditë dhe në të njëjtin lokacion, nga ku arrin vlerën në 20.8µg/m3.
Vlerësimi i përqendrimit të grimcave PM 2.5 në përputhshmëri me standardet e kualitetit të ajrit bëhet duke u bazuar në vlerën vjetore.