Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, ka bërë një postim të shkurtër në orët e mbrëmjes në lidhje me rrëzimin e kulmit të ndërtesës së re të Komunës në lagjen Arbëria, që ndodhi sot rreth mesditës.
Një 23-vjeçare ka marrë lëndime të rënda nga çatia që e hodhën erërat në tokë.
“Menjëherë kam kontaktuar me familjarët e të lënduarës për t’iu qëndruar pranë në këto momente. Lutemi për shërimin e saj të shpejtë dhe të plotë”, ka shkruar Rama në Facebook.
“Si Kryetar i Kryeqytetit kërkoj nga organet kompetente që të hetojnë rastin në tërësi dhe të marrin të gjitha masat dhe veprimet në pajtim me legjislacionin në fuqi”.
Komuna e Prishtinës e rindërtoi për 386 mijë euro kulmin e objektit të Komunës së re në fillim të vitit të kaluar. Kjo është hera e dytë që ky pullaz rrëzohet, pasi kishte ndodhur edhe në vitin 2017.
POSTIMI I PLOTË I RAMËS:
Të dashur qytetarë,
Sot, në objektin e Kryeqytetit në lagjen “Arbëria” për shkak të erërave të forta ka kolapsuar një pjesë e kulmit, ku për pasojë një person është lënduar dhe tani është nën kujdes mjekësor.
Menjëherë kam kontaktuar me familjarët e të lënduarës për t’iu qëndruar pranë në këto momente. Lutemi për shërimin e saj të shpejtë dhe të plotë.
Si Kryetar i Kryeqytetit kërkoj nga organet kompetente që të hetojnë rastin në tërësi dhe të marrin të gjitha masat dhe veprimet në pajtim me legjislacionin në fuqi.
LEXO EDHE:
Detajet e kontratës: Kjo është kompania që e rikonstruktoi kulmin e ndërtesës së Komunës