Detajet e kontratës: Kjo është kompania që e rikonstruktoi kulmin e ndërtesës së Komunës

Prishtinë | 18 Jan 2024 | 15:28 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Prishtinës e rindërtoi për 386 mijë euro kulmin e objektit të Komunës së re në fillim të vitit të kaluar.

Bazuar në dosjen e tenderit, të publikuar në platformën e prokurimit publik e-prokurimi, kompania fituese për rikonstruimin e kulmit të objektit të komunës ishte “NBT-ING” me bazë në Suharekë.

Pronar i kompanisë figuron Behxhet Baftjaraj, bazuar në të dhënat publike në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve.

Vlera e tenderit ka qenë 386 mijë euro.

12 oferta ishin dorëzuar në këtë tender të shpallur nga Komuna e Prishtinës në janar të vitit të kaluar.

Të ngjashme