Përparim Rama vizitë në Shkodër, publikon pamje nga “pritja vëllazërore”

Prishtinë | 16 Sht 2023 | 12:54 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ndodhet për vizitë në Shkodër.

Ai ka publikuar pamje nga pritja që i ka bërë Kryebashkiaku i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, të cilën e ka quajtur vëllazërore.

Në këtë vizitë ai është shoqëruar edhe nga Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

“Një vizitë e mrekullueshme në këtë qytet të pasur me histori, kulturë dhe pamje të mahnitshme! Falënderojmë z.Beci për mikpritjen dhe Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, z.Qemal Minxhozi, i cili tashmë është shndërruar në urë lidhëse mes vendeve tona. Ne kemi vizion të përbashkët, do të forcojmë lidhjet do të punojmë fort për qytetet tona!”, ka shkruar Rama.

Të ngjashme