“Përpjekjet e përkrahësve të Kurtit për të denigruar Flutura Kusarin janë patetike”

Prishtinë | 18 Qer 2023 | 12:59 | Nga Ekonomia Online

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Europiane të Gazetarëve ( EFJ ), Ricardo Gutierrez, i ka dalë në mbrojtje juristes së mediave, Flutura Kusari, duke thënë se sulmet ndaj kësaj të fundit nga përkrahësit e kryeministrit Albin Kurti, janë patetike dhe se ato zbulojnë natyrën e vërtetë të këtyre mashtruesve.

Ai ka shtuar se, Kusari, njihet në Këshillin e Europës dhe në BE si një nga ekspertët më të ndershëm, me të saktë dhe me të informuar për kushtet e gazetarëve dhe lirinë e shtypit na Ballkan.

“Kosovë: Përpjekjet për të denigruar kolegen time të shkëlqyer, Flutura Kusari, nga përkrahësit e Albin Kurtit dhe qeverisë së tij, janë patetike dhe zbulojnë natyrën e vërtetë të këtyre mashtruesve”, ka thënë ai ndër tjerash.

Pos këtyre, Gutierrez ka shtuar se, ata që përpiqen ta njollosin Kusarin, po bëjnë budallallëqe.

Postimi i plotë:

Kosovë: Përpjekjet për të denigruar kolegen time të shkëlqyer, Flutura Kusari, nga përkrahësit e Albin Kurtit dhe qeverisë së tij, janë patetike dhe zbulojnë natyrën e vërtetë të këtyre mashtruesve.
Flutura njihet nga autoritetet më të larta politike në Këshillin e Evropës dhe Bashkimin Evropian si një nga ekspertët më të ndershëm, më të saktë dhe të informuar për kushtet e gazetarëve dhe lirinë e shtypit në Ballkan.

Ata që përpiqen ta njollosin nuk i përshtaten asaj. Ata po bëjnë budallallëqe dhe po nxjerrin në pah mediokritetin e tyre.

Mbështetje të plotë për ju, Flutura, kolegia ime, shoqja dhe motra ime.

Të ngjashme