Përplasen dy avionë luftarakë gjermanë

Prishtinë | 25 Qer 2019 | 09:22 | Nga Ekonomia Online

Dy avionë luftarakë të Gjermanisë, Eurofighter Typhoon, u përplasën dhe u rrëzuan në verilindje të këtij vendi.

Edhe pse të dy pilotët arritën të dalin nga avionët, raportet lokale thonë se njëri prej tyre ka vdekur.

Njëri nga avionët u rrëzua në një pyll, ndërsa tjetri pranë një fshati rreth 10 km larg, tha Ministria e Brendshme në landin Meklenburg-Vorpomern.

Përplasja ndodhi derisa dy avionët Eurofighter Typhoon po merrnin pjesë në një stërvitje luftarake.

Mediat lokale treguan pamjet e tymit nga të dy avionët, pasi ata goditën tokën.

Policia paralajmëroi se pjesët e avionëve janë shpërndarë në zona më të mëdha dhe se ato janë të rrezikshme.

Ushtria e Gjermanisë ka rreth 140 avionë Eurofighter Typhoon.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme