Përplasen ministri Zemaj e deputeti i VV-së për tubimin në kohë të pandemisë

Prishtinë | 19 Qer 2020 | 11:24 | Nga Albana Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj gjatë raportimit në komision i ka reaguar deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, i cili e akuzoi për deklarata kontradiktore ndërmjet ministrit dhe kryeministrit, raporton Ekonomia Online.

Zemaj tha se kryeministri Avdullah Hoti ka reaguar pas tubimit të VV-së. Zemaj itha  deputetit Fitim Uka se këta “filma të juaj të unë nuk shiten”.

Deputeti nga VV-ja, Fitim Uka fajësoi ministrin Zemaj për deklarata kontradiktore, nga data në datë, si dhe në kundërshtim me deklaratat e kryeministrit për lehtësim të masave.

“Të gjithë mekanizmat ndërkombëtar kanë rekomanduat një vendimmarrje politike. Është e çuditshme lirimi i masave që është në disproporcion me terrenin”.

“Si të hapen gjithë kufijtë dhe të ketë qarkullim pa kufizim për qytetarët. Kemi vërejt kontradikta mes deklaratave të juaja dhe kryeministrit Hoti për lirim të masave”, tha Uka.

Zemaj duke raportuar para deputetëve në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale lidhur me menaxhimin e situatës me Coronavirus, ka thënë se masat rigoroze nuk do të kthehen mbrapa.

Siç tha ai nëse këto masa kthehen do të ndikojnë negativisht në ekonominë dhe shëndetin mendor të qytetarëve.

Zemaj potencoi se ka kërkuar nga institucionet shtetëror të rrisin mbikëqyrjen për parandalimin e virusit, raporton EO.

“Kam kërkuar nga institucionet e shtetit, policisë Prokurorisë, Këshillit Gjyqësor që mbikëqyrja të rritet dhe të parandalohet përhapja e pandemisë”.

“Nuk kam marrë shumë vendime,’janë të pakta e graduale në rihapjen e ngadalshme të bizneseve. Nuk do të ketë rikthim të masave, pasi do të ndikojnë në ekonomi, shëndetin mendor të qytetarëve. Asnjë vendim që rrezikon shëndetin e qytetarëve nuk do të ndërmarr MSh-ja”, ka thënë Zemaj.

Ministri Zemaj kërkoi nga deputetët t’i lejojë të bëjnë punën e tyre, siç tha ai se shpejti do të ketë një koncept dokument në luftimin e pandemisë.

Kryetarja e komisionit, Albena Reshitaj rekomandoi që të formohet një ligj i ri i përkohshëm i cili do të jep mundësinë për implementim të masave të reja për rimëkëmbje ekonomike.

Deputeti Haxhi Avdyli nga LDK u interesua se a do të ketë MSh një strategji më të specifikuar për kategorinë më të prekur, si do të veproj.

Të ngjashme