Përplasen një kamion dhe një “pick-up” në Carralevë, lëndohet një person

Prishtinë | 18 Nën 2021 | 16:20 | Nga Ekonomia Online

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 14:30, në rrugën Shtime – Suharekë, në fshatin Carralevë, raporton Gazeta Sinjali.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një kamion dhe një automjet i tipit “pick-up”.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, i cili bëri të ditur se i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e qytetit të Shtimes.

Të ngjashme