Përplasen tre makina në rrugën e Rinasit, 6 të plagosur

Prishtinë | 23 Qer 2018 | 09:04 | Nga

Gjashtë persona janë plagosur në orët e para të mëngjesit si pasojë e një aksidenti në rrugën e Rinasit në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06.40 minuta ku tre mjete janë përplasur me njëra-tjetrën, shkruan Top Channel.

“Më datë 2306.2016, rreth orës 06:40, në rrugën e Rinasit janë përplasur tre mjete ku për pasojë janë dëmtuar 6 shtetas (S. B., 29 vjeç, A. B., 28 vjeç, O. M., 23 vjeçe, R. M., 22 vjeç, G. V., 22 vjeç, R. H., 51 vjeç). Shtetasia O. M., 23 vjeçe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa shtetasit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje, po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme