Përplasen vetura me motoçikletë, një i lënduar në Vitomiricë të Pejës

Prishtinë | 06 Maj 2026 | 08:55 | Nga Ekonomia Online

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Vitomiricë të Pejës.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka deklaruar se një person ka mbetur i lënduar, si pasojë e përplasjes së një veture me një motoçikletë.

Ai shtoi se i lënduari është dërguar në Emergjencë për tretman mjekësor.

Ndërsa njësitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes për të shikuar rrethanat se si ka ardhur deri te aksidenti.

Të ngjashme