Përplaset helikopteri në Alpet italiane, shtatë të vdekur

| 26 Jan 2019 | 18:08 | Nga

Shtatë persona kanë humbur jetën si pasojë e përplasjes së një helikopteri në Alpet italiane.

Dyshohet se aksidenti u shkaktua nga një avion francez i cili ka fluturuar në hapësirën ajrore të Italisë pa dhënë ndonjë paralajmërim tek autoritetet përgjegjëse.

Përplasja midis dy mjeteve fluturake ndodhi në Alpet italiane, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Mediat italiane kanë raportuar se dy persona i kanë mbijetuar këtij aksidenti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme